Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ndryshe nga aleati qeverisës, Sali Berisha, kreu i LSI-së, Ilir Meta ka festuar më 29 nëntor 65 vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtusit nazifashistë.
Pasi ka vendosur kurorë me lule, në kujtim të Dëshmorëve të Atdheut, kreu i LSI, Ilir Meta ka uruar festën.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për ndarjen brenda koalicionit në lidhje me datën e Çlirimit, kreu i LSI-së tha se njeh 29 nëntorin si festë, pasi për këtë datë kanë vendosur ata që morën pjesë në luftë.
Gjatë homazheve Meta shoqërohej nga drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ndryshe nga aleati qeverisës, Partia Demokratike, festoi me 28 nëntor 97 vjetorin e Pavarësisë dhe 65 vjetorin e Çlirimit.
Partitë e majta e festojnë ditën e Çlirimit më 29 Nëntor.