Superliga, kreu mbetet i pandryshuar
Blutë e kryeqytetit fituan 2-1 në “Qemal Stafa” përballë Shkumbinit, duke vijuar ecurinë pozitive në këtë sezon. Elis Bakaj shënoi dy herë për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon dhe duke lëshuar një sinjal të fortë në drejtim të trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë. Për miqtë shkurtoi Bakiu në minutat e fundit.
Fiton edhe Besa, duke mbajtur hapin e dinamovitve. Kavajasit mposhtën minimalisht 1-0 Skënderbeun në shtëpi, me një gol të shënuar nga Danjel Xhafa në minutën e 21-të të ndeshjes.
Ndërkohë, Apolonia ka tronditur Tiranën. Fierakët fituan 2-0 në “Loni Papuçiu” përballë kampionëve, duke shfaqur hapur ambiciet e tyre për një vend në kupat e Europës. Meto në minutën e 84-t dhe Bërkiç katër minuta më vonë u dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Esad Karishik.
Fundoset edhe Vllaznia, e cila në pesë javët e para të superligës ka marr vetëm katër pikë. Kësaj here ishte radha e teutës t’i shkaktonte humbjen e radhës shkodranëve në “Niko Dovana”. Vilfor Hysa realizoi golin e fitores për durrsakët në minutën e 65-të.
E njëjta gjë edhe për Flamurtarin, që pas fitores në javën e parë ndaj Tiranës, kanë regjistruar katër humbje të njëpasnjëshme. Vlonjatët u mundën 2-0 nga Gramozi në Ersekë, me gola të shënuar nga hyseni në minutën e 61-të dhe Sadiku vetëm tre minuta më pas.
Në ndeshjen tjetër, Kastrioti nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në fushën e vet përballë Laçit, rezultat që u shkon më shumë për shtat kurbinasve.
Superliga, java V:
APOLONIA - TIRANA 2-0 (0-0)
Shënues: Meto 84’, Berkic 88’
BESA – SKËNDERBEU 1-0 (1-0)
Shënues: Xhafaj 21’
DINAMO - SHKUMBINI 2-1 (1-0)
Shënues: Bakaj 41’, 78’/Bakiu 88’
GRAMOZI FLAMURTARI 2-0 (0-0)
Shënues: Hyseni 61, Sadiku 64’
KASTRIOTI - LAÇI 0-0 (0-0)
TEUTA - VLLAZNIA 1-0 (0-0)
Shënues: Hysa 65’