Etoo Morati te afrojme disa lojtare nga Barcelona
Pas sakrificave ne sezonin e pare me Interin Samuel Etoo duket se ka gjetur vazhdimesine ne rrugen e golit. Sulmuesi kamerunas eshte golashenuesi me i mire i Serise A ai flet per momentin e mire qe po kalon dhe falenderon trajnerin Benitez. Kur Rafa u emerua ne krye te stolit i thashe se do te me pelqente qe tifozet dhe shoket e skuadres te festonin me teper per golat e mi. Ai mu pergjigj se do te gjente nje zgjidhje per kete deshire dhe sot ndihem i lumtur. Luaj ne te majte me me pak detyra mbrojtese dhe kjo me lejon te leviz me teper ne hapesirat qe krijohen tha Etoo. Me pas bomberi i ben edhe nje apel presidentit zikalter Masimo Morati duke i keshilluar qe per nje te ardhme te madhe te bleje Lionel Mesin Leo eshte i jashtezakonshem si futbollist dhe si person. E vleresoj shume dhe te njejtin mendim kam edhe per Iniesten Ksavin dhe Viktor Valdes. Perpara ndeshjes se vitit te kaluar ne Barcelone i thashe presidentit se nese deshiron te afroje emra te medhenj tek Interi ata jane kampione qe mund te shnderrohen lehtesisht ne simbolet e klubit.