Superliga, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 27-të

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Pas përfundimit të javës së 27-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin edhe trajnerin më të mirë të kësaj jave, që është Ernest Gjoka i Skënderbeut. Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Teutës, Angelo Tafas.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbrojtje kanë spikatur dy lojtarë të Elbasanit, Sigitas Olberkis dhe Emiljano Musta. Katërshen e kësaj vije e plotësojnë Arsid Kruja (Teuta) dhe Elvis Prençi (Skënderbeu).
Mesfusha përbëhet nga Olsi Myrta (Laçi), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Deliu (Vllaznia).
Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo i Dinamo City, teksa në krahë qëndrojnë Redi Kasa i Egnatias dhe Saleh Nasr i Skënderbeut.
Trajneri i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka. Skënderbeu i Gjokës mposhti në transfertë Bylisin me rezultatin 0-3.
/a.f/