Superliga, pragu i sezonit ngjan me një "katastrofë"
TIRANE-Nëse sezoni i shkuar do të mbahet mend për trukime, akuza apo për dhunë në fushën e lojës, shenjat që edicioni i ri i futbollit shqiptar të ketë përmirësime, nuk duken aspak të mira. Këtë fundjavë do të startojë sezoni 2010-2011 i Superligës, por në fakt, gjithçka duket e përfshirë nga rrëmuja dhe një panoramë dramatike. Federimet janë thuajse në kuotën zero, shumë skuadra nuk kanë stadiume pasi e kanë nisur rikonstruksionin vonë, ndërsa një tjetër pikë e errët mbetet e drejta televizive, e cila këtë vit nuk është shitur ende dhe askush nuk e di se kush do të transmetojë apo sa do të përfitojnë klubet nga imazhi i tyre. E gjithë kjo të lë të kuptosh se gjendja në prag të nisjes së edicionit të ri është një katastrofë e vërtetë. "është vërtetë rrumpallë, nuk arrijmë ta kuptojmë, por përveç Dinamos dhe Besës që luajtën në Superkupë, të gjitha skuadrat e tjera nuk kanë federuar asnjë futbollist", thotë shefi i Garave Ilir Shulku.
Fushat
Mungesa e stadiumeve duket problemi më i madh për javën e parë të kampionatit. Vllaznia, Shkumbini dhe Skënderbeu janë duke i rikonstruktuar fushat e tyre dhe në javën e parë do të luajnë në stadiume të tjera. E megjithatë, deri dje asnjë prej këtyre klubeve nuk e kishte konfirmuar fushën se ku do të luante. Shkumbini ka kërkuar në kryeqytet, por ende mbetet e pakonfirmuar, ndërsa Vllaznia as që e ka vrarë mendjen për këtë gjë. Skënderbeu luan në transfertë në Kavajë javën e parë, ndërsa për të dytën i duhet të gjejë fushë. "Për javën e dytë gjërat rregullohen, pasi stadiumi i Shkodrës dhe ai i Peqinit mund të kenë përfunduar punë", shprehet shefi i Garave, Shulku.
Federimet
Duhen vetëm 2 ditë nga starti i sezonit, por përveç Dinamos dhe Besës që luajtën të hënën në finalen e Superkupës, asnjë prej klubeve të Kategorisë Superiore nuk ka nisur nga federimi i futbollistëve. Në fakt, duket një praktikë e zakonshme që kjo të bëhet ditën e fundit, por në FSHF thonë se "kampionati është peng i këtyre tekave të drejtuesve". "E dimë që do të vijnë të gjithë të premten, por ashtu si herët e tjera, do të ketë skuadra që do ta marrin OK-in për të luajtur vetëm pak minuta përpara startit të ndeshjeve", u shpreh Shulku për këtë problem. Federimet në fakt janë një problem i përhershëm i klubeve shqiptare.
E drejta TV
Nëse një vit më parë u konsiderua një sukses dhe një arritje e jashtëzakonshme nga FSHF, këtë vit gjithçka është në heshtje. E drejta televizive e ndeshjeve të Superligës mbetet ende një mister edhe pse dy blerësit duket se do të jenë Supersport dhe TVSH. Por, ndryshe nga një vit më parë ato nuk kanë shkuar për firmosjen e kontratës, kjo edhe për shkak të ndryshimit të emrave të skuadrave në Superligë. Paketës së propozuar prej Federatës do t'i bashkohet edhe Tirana e Dinamo. Po ashtu, është rikthyer Elbasani, që ka kërkesa më të larta sesa përshembull Gramozi, gjë që ka krijuar jo pak probleme në modalitetet e firmosjes së kontratës.
(d.b/BalkanWeb)