E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrtel: Mund të fitojmë Premier Ligën



Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, mendon se The Reds janë në gjendje që të fitojnë titullin e parë të Premier Ligës pas 21 vitesh.

"Ne bëmë disa ndryshime dhe vërtet mendoj se ky mund të jetë viti ynë", theksoi Skrtel.

As ndeshja ndaj Arsenalit nuk kaloi pa u prekur nga sllovaku: "është një rezultat i pafat. Fakti që Joe Cole u përjashtua na dëmtoi dhe është shumë e vështirë të luash ndaj Arsenalit me një lojtar më pak. Ne kërkuam të qëndrojmë të qetë në mbrojtje dhe të tentojmë të shënojmë, gjë që e bëmë".

"Fatkeqësisht nuk bëmë mjaft për të mbajtur epërsinë. Nga ana tjetër, ne kemi treguar vullnet të fortë dhe karakter, që është shenjë e mirë", përfundoi qendërmbrojtësi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›