Bogdani që nga minuta e parë, Kievo barazon

Sipas informacioneve të mediave italiane, bomberi kuqezi, gjatë ditëve të fundit kishte nxjerrë në pah një gjendje më të mirë fizike, dhe pas një muaji në stolin e rezervave, ka demonstruar një dëshirë të çmendur për të bërë të ndihet edhe dora e tij te Kievo.
Kështu ai kishte mundur të bindte trajneri Di Karlo, duke fituar konkurrencën me sulmuesin e ri De Paula. Me të në fushë, Kievo nuk ka mundur të shkojë më tej se një barazim 1-1 përballë katanias. Sulmuesi shqiptar ka pasur shanset e tij në këtë takim, por nuk tregohet i saktë para portës kundërshtare.
Sidomos në minutën e 56', kur i vetëm përballë Andujar gabon, pasi gjuajtja e tij bllokohet nga Portieri. Në minutën e 64, Kievo kalon në avantazh me Pelisier dhe trajneri në të 69 heq Bogdanin për Granoke.