E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot dita ndërkombëtare e ujit. Tirana probleme me furnizimin

Ne Tirane, ashtu si dhe ne bote, dita e ujit eshte percjelle me mesazhe sensibiliuzese nga drejtuesit e Ndërmarrjes se Ujesjellesit. Ne moton “Uje te paster per nje bote te shëndetshme”, drejtori i Ujesjelles- Kanalizimeve ne Tirane ka percjelle mesazhin se ne muajt ne vazhdim do te punohet per uje sa me te paster e cilësor, nderkohe qe nuk eshte prononcuar se cilat jane zonat me problematike persa i perket furnizimit me uje te pijshem.

“Ne do punojmë më shumë për ta bërë këtë ditë sa më të rëndësishmedhe për të treguar sa i rëndësishëm është përdorimi i ujit, sa i rëndësishëm është mbajtja pastër e tij dhe sa i domosdoshëm për jetën është uji në vendin tonë” tha Sahit Dollapi.

Ndërsa drejtuesit e Ujësjellës- Kanalizimeve premtojnë për sa më shumë ujë në banesat e qytetarëve banorët e Komunës së Parisit në kryeqytet vuajnë mungesën e ujit prej vitesh.

Vetem nje dite me pare, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e çmimit te ujit nga 22 leke ne 33 leke.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›