E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga sfida nervash ne Peqin dhe ne Kavaje

TIRANE-Pas ndeshjeve te kombetares neser do te nise java e trete e Superliges me 2 ndeshjet e para. Vemendja e te gjitheve do te jete ne Kavaje dhe ne Peqin ku luhen dy takimet me te zjarrta te kesaj jave. Keshtu Besa e Shpetim Duros do te prese ne fushen e saj Flamurtarin nje ekip qe ka bindur me shume nga te gjithe ne dy javet e para duke marre 6 pike ndaj Dinamos dhe Tiranes. Per kavajasit barazimi eshte i ndaluar pasi edhe presidenti Bizhdili ka kerkuar me cdo kusht fitoren. Nderkohe diten e diel Shkumbini do te prese ne shtepi Skenderbeun ne nje perballje te dy skuadrave qe jane perforcuar me shume me futbolliste ne merkaton e veres. Edhe per peqinasit kerkohet fitorja pas zhgenjimeve ne dy javet e para por perballe kane nje skuader qe duket se funksionon mire nen drejtimin e Shkelqim Muces. Te shtunen ndeshja tjeter eshte ajo mes Elbasanit dhe Kastriotit. Nderkaq diten e diel Tirana do te prese ne shtepi Bylisin ne nje sfide ku mendohet se skuadra e Staroves do te marre fitoren e pare pasi perballe eshte nje kundershtar jo shume i frikshem. Vllaznia nderkohe do te kete nje perplasje jo shume te lehte me Lacin ndersa java e trete do te mbyllet me ndeshjen e dites se hene Teuta-Dinamo.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›