Superliga shqiptare luan sot javën e 15-të
Tiranë (Start) - Superliga shqiptare luan sot ndeshjet e e javës së 15-të. Elbasani do të presë për këtë javë në një ndeshje delikate kampionët e vendit, Dinamon. Blutë ndodhen 3 pikë përpara verdhebluve, dhe një fitore e këtyre të fundit do t’i çonte ata në të njëjtën kuotë me kampionët.
Besa e Kavajës do të presë në stadiumin e saj Shkumbinin e Peqinit. Verdhezinjtë kanë mundësinë më të mirë për të lënë pas në klasifikim peqinasit, të cilët duket se e kanë zbehur disi fillimin e tyre të mrekullueshëm. Shkumbini ka vetëm një pikë më shumë se Besa, dhe kjo përballje direkte mund të sjellë ndryshim në tabelë.
Takim mjaft interesant është ai mes ekipit të Lushnjes dhe Bylisit të Ballshit. Ekipet janë në garë për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve. Takimi do të zhvillohet në fushën e Peqinit, pasi stadium i Lushnjes, “Roza Haxhiu”, është i pezulluar për shkak të incidenteve me Apoloninë e Fierit.
Tirana e vendit të dytë do të presë në kryeqytet modestët e Apolonisë. Objektivat e skuadrave janë të kundërta, ku fierakët do të kërkojnë të mos bien më keq në tabelë. Ndeshja do të jetë e rëndësishme për Tiranën, pasi në stoliin e tyre do të bëjë debutimin tekniku i ri Agustin Kola.
Prozhektorët kryesorë do të jenë të drejtuar në tempullin “Loro Boriçi”, ku kryesuesit e Vllaznisë do të presin Flamurtarin e Vlorës. Shkodranët ndodhen në një moment të shkëlqyer në kampionat, por ndeshja e mesjavës me Teutën në Durrës për kupën i ka zbehur pak kuqeblutë. Në këtë takim pritet të shihet një Vllazni mjaft agresive për të kërkuar një rezultat pozitiv.
Partizani i vendit të fundit do të presë surprizën e deritanishme, Teutën e Durrësit. Ndeshja është në kuptimin e plotë interesante, pasi të kuqtë vijnë nga ai barazim shpresdhënës me Tiranën, ndërsa durrsakët po përjetojnë një moment që as vetë nuk e kishin ëndërruar pas javëve të para të kampionatit.
Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14:00.