Të votosh edhe me celular
Tallinn-Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, estonezët do të votojnë edhe përmes celularëve. E drejta e votës përmes celularëve do të mundësohet me kartat SIM, përmes së cilave mund të konfirmohet identiteti i votuesit. Të dhënat personale të lidhura me telefonat celularë janë të njëjta me letërnjoftimin e zakonshëm kur bëhet fjalë për sigurinë e procesit zgjedhor dhe pamundësinë e keqpërdorimeve, informojnë disa të dhëna. Në zgjedhjet lokale të vitit 2005 dhe 2007 votuesit estonezë votuan edhe përmes internetit.