E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga sot java e 5-te

Takimi ne Loro Borici te Shkodres mes Vllaznise dhe Dinamos konsiderohet kryendeshja e kesaj jave. Me nente pike ne kater ndeshje aq sa Skenderbeu nje me pak se Flamurtari kryesues dinamovitet mbajne vendin e trete ne renditje. Nga ana tjeter shkodranet kane shtate pike pas dy fitoreve nje barazimi dhe nje humbjeje javen e kaluar 2-0 ne Korce perballe Skenderbeut.

Ne Niko Dovana te Durresit Flamurtari do te synoje te mbaje kreun edhe pas kesaj jave. Vendasit arriten ti rrembejne nje pike Beses ne Kavaje fundjaven e shkuar e te njejten gje do synojne edhe ne sfiden e sotme perballe vlonjateve.

Sfida tjeter qe do te luhet sot eshte ajo qe do te luhet ne Ballsh mes Bylisit dhe Kastriotit te Krujes. Trajneri i ri i ekipit vendas Nikola Ilievski do kerkoje ta nise me kemben e mbare aventuren e tij ne kampionatin shqiptar perballe nje Kastrioti qe ne kater javet e para ka regjistruar kater barazime. Neser do te luhen sfidat Elbasani-Skenderbeu dhe Tirana-Laci. Java e peste e Superliges do te mbyllet diten e hene me takimin Shkumbini-Besa.

Superliga java e 5-te

Te shtunen
Teuta-Flamurtari ora 1500
Bylis-Kastrioti ora 16.00
Vllaznia-Dinamo ora 17.30

Te dielen
Elbasani-Skenderbeu ora 16.00
Tirana-Laci ora 16.00

Te henen
Shkumbini-Besa ora16.00

2010-09-25 1041

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›