E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supermarketi “Lacio” në dorën e Tares



Lacio e drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare, ka rënë në hall të madh: është shndërruar në një supermarket, ku gjysma e organikës së lojtarëve është në shitje. 49 lojtarë janë në grupin e skuadrës së dytë të kryeqytetit italian, midis tyre 12 sulmues.
Sipas gazetës “Il Messaggero”, drejtori sportiv Igli Tare ka për detyrë t’u gjejë një sistemim të ri, më se 20 lojtarëve të tillë si Zauri, Stendardo, Baronio, Scaloni, Makinëa, Firmani, Bonetto.
Në shitje janë dhe “copa të rëndësishme” si Pandev e Ledesma. Lacio, e drejtuar tani nga Davide Ballardini, do të luajë në Ligën e Europës gjatë sezonit të ardhshëm.

Gjyqtari Mejer flet për “penalltinë” e Bogdanit

Sami Baçaj- Gjyqtari gjerman i FIFA-s, Florian Mejer, “xhaketa e zezë” që drejtoi ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Portugalia (1-2) për kualifikueset e Kampionatit Botëror, pranoi gjatë një interviste faulli i portugezit Rikardo Karvajo ndaj Erjon Bogdanit, nuk meritonte të ishte penallti, ndërsa pohoi se kishte mbetur i kënaqur nga atmosfera që mbizotëroi në “Qemal Stafa”. Pas ndeshjes Borussia Dortmund U-19- SC Freiburg U-19 (3:2), e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Offit për gjysmëfinalen e Bundesliga për U 19, Florian Meyer, dha këtë intervistë të shkurtër. “Në të dy anët ka pasur çaste të dyshimta. E kam riparë ndeshjen më pas në TV dhe jam i bindur se nuk ka qenë penallti. Të jeni të sigurt se nuk asnjë mënyrë nuk ka pasur vendime kundër Shqipërisë. Atmosfera në stadium? Shumë e mirë dhe besoj se nëse do të më caktonin sërish në Shqipëri, do të vija me gjithë qejf! Babak Rafati, i cili ka gjykuar një finale të Kupës së Shqipërisë (Tirana-Vllaznia) më foli mirë për Shqipërinë”, - përfundon Mejer.

20 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›