E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superstrada Milot-Shkodër,dy aksidente,tre të plagosur

Dy aksidente te rënda kanë ndodhur në superstradën Milot Shkodër ose siç quhet ndryshe superstrada e vdekjes.Aksidenti i parë ka ndodhur pranë Lezhes ku një mikrobuz është përplasur me një motorcikletë në të cilën ndodheshin nënë e bir. Për pasojë kanë mbetur në gjendje të rënde dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Nga mjekët mësohet se nëna është në gjendje shumë të rëndë.Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur po në rrugën Milot Shkodër pranë Shënkollit. Automjeti i cili drejtohej nga Demush Djala ka përplasur një 52 vjeçar të quajtur Preng Lleshi 52 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë.Sipas policisë që ka shkuar në vendgjarje mesohet se aksidentet kanë ndodhur si pasoje e errësirës dhe shpejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›