E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset deklarata për sigurinë e kufijve

Pesë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, firmosën në Beograd një deklaratë të përbashkët për sigurinë e kufijve, një nga kërkesat kryesore për heqjen e vizave me Bashkimin Europian. E përfaqësuar në takim nga zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Shqipëria beson se forcimi i veprimeve të koordinuara mes vendeve të rajonit do të rrisë sigurinë në Ballkan, duke i dhënë një goditje më të fortë krimit të organizuar .Sipas zëvendësministrit Gent Strazimiri, i cili drejtoi sesionin e parë me teme "Rruga e përzgjedhjes drejt Shengenit", me luften kundër krimit te organizuar dhe trafikut të drogës e qenieve njerëzore, Shqipëria është kthyer në një vend që ekpsorton siguri. "Gjatë vitit 2008 dhe deri tani, Shqipëria plotësoi angazhimet për anëtarësim ne NATO dhe pas ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit tashmë nga të gjitha vendet anëtarë te NATO-s, pret anëtarësimin e plotë në samitin e radhës në Prill. Gjithashtu, gjate vitit 2008 hapen dhe zhvilluan negociatat me BE-ne për liberalizimin e vizave. Ne këtë proces u plotësuan te gjitha detyrimet dhe tani, pas pak ditësh presim ne Shqipëri ekspertet e BE-se ne vlerësimin e standardeve te raportuara", u shpreh zëvendësministri i Brendshëm. Takimi i Beogradit dhe deklarata e përbashket e 5 vendeve të rajonit për të rritur bashkëpunimin mbi sigurinë e kufijve është vlerësuar si një hap premtues nga ministri e Brendshem i Çekise, që mban presidencen e rradhës së Bashkimit Europian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›