7 marsi, PS, shpreh mirënjohjen të gjithë mësuesve
PS, ka uruar sot të gjithë mësuesit në vend për festën e 7 marsit. Ledi Shamku tha se PS u drejtohet sot me mirënjohje të gjithë mësuesve që i janë bindur pasionit edhe pse politika e mbrapshte e 18 viteve bëri çmos që ky pasion të shuhej.
TIRANE- 7 Marsi, “Dita e Mësuesve”, edhe Partia Socialiste ka uruar arsimtarët me rastin e ditës së tyre, duke u shprehur atyre mirënjohjen që i janë bindur pasionit.
“Mirënjohja jonë drejtohet në këtë ditë festë ndaj të gjithë mësuesve të Shqipërisë që i janë bindur pasionit për të qenë mësues, edhe pse politika e mbrapshtë arsimore e këtyre 18 vjetëve ç’nuk ka bërë që ky pasion të shuhej”-tha Ledi Shamku, kryetare e komisionit të Edukimit në Partinë Socialiste.
Sipas Shamkut, 7 marsi është dita që bashkon Shqipërinë me dritën, ku ka përmendur një sërë emrash të njohur që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit në vendin tonë.
“Respekti ynë u shkon sot sërish atyre mësuesve të moshuar që nuk janë më në detyrë e që rininë e vet ja blatuan pa kursim përparimit breznor të shqiptarëve”-tha Shamku. (a.r/balkanweb)