E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin ne 98 numri i viktimave ne Zelande

Rritet serish bilanci tragjik i tërmetit ne Zelandën e Re. Numri i viktimave ka arritur ne 98, ndërkohë qe janë shpallur te zhdukur mbi 300 persona, nder te cilët, 2 fëmijë, 5 dhe 9 muajsh. Ne Zelandën e Re janë dërguar për ndihme skuadra speciale te shpëtimit nga vende me eksperienca nga tërmetet, si Japonia dhe ShBA. Ndonëse kane kaluar 2 dite nga tërmeti 6.3 balle, serish ka shenja jete nen gërmadhat e ndërtesave. Nga çasti ne çast pritet qe vendi te tronditet nga një termet i dyte, edhe me i forte se ai i dy ditëve me pare. Ndërkohë, dita e nesërme është shpallur dite zie kombëtare për Zelandën e Re.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›