Surpriza: Turbina eliminon Elbasanin. Besa “përmbyt” Kastriotin

Turbina eliminon kampionin e Shqipërisë, Elbasanin nga vazhdimi i mëtejshëm i Kupës së Shqipërisë. Kjo është surpriza më e madhe e turit cerekfinal në Grupin I. Takimi i kthimit i luajtur në "Ruzhdi Bizhuta" përfundoi në barazim 0-0, ndërsa për të arritur kualifikimin historik të cërrikasve, vlejtën shumë dy golat e shënuar në ndeshjen e parë nga Andi Shtrepi dhe Admir Uka. Një tjetër përmbysje e madhe ishte dhe ajo në takimin Besa-Kastrioti. Kur dukej se krutanët e Petrit Haxhisë e kishin të sigurt kualifikimin, falë dhe fitores së thellë në takimin e parë: 3-0, kavajasit e drejtuar nga Vasil Bici shënuan brenda 45 minutave të para katër gola: Alban Dragusha (5'), Elokand (22'), Ervis Kraja (36') dhe Parid Xhihani (38'). Me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Besa kaloi në fazën tjetër të turit të katërt. Në dy ndeshjet e tjera të grupit I, Dinamo dhe Shkumbinin bënë "bis" fitoresh respektivisht me Skënderbeun (1-0, gol i Gudjabit) dhe me Flamurtarin (1-0, gol i Bubeqit).
Në grupin II, gjithcka shkoi sipas parashikimit: Tirana fitoi me Erzenin (2-0, dy gola te Salihit), Partizani me Lushnjën (1-0, gol i Bakajt), Vllaznia me Luftëtarin (3-0, Sukaj (2), Ahi) dhe Teuta barazoi me Apoloninë 0-0. Nga tetë ekipet e kualifikuara vetëm Turbina është skuadër e Kategorisë së Parë, shtatë të tjerat i përkasin Kategorisë Superiore.
Ekipet e kualifikuara
Grupi I
Turbina
Dinamo
Besa
Shkumbini
Ciftet:
Grupi II
Tirana
Partizani
Vllaznia
Teuta
Ciftet:
Grupi 1
Elbasani - TURBINA 0-0
Gjyqtarë: Disha, Lamaj, Elezi
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Ndeshja e parë: Turbina - Elbasani 2-0
Rezultati i përgjithshëm: 0-2
DINAMO - Skënderbeu 1-0
Shënues: El-Haxhi Gudjabi 29'
Gjyqtarë: Gashi, Agaraj, Zeka
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak
Ndeshja e parë: Skënderbeu - Dinamo 2-3
Rezultati i përgjithshëm: 4-2
BESA - Kastrioti 4-0
Shënues: Alban Dragusha 5', Elokand 22', Ervis Kraja 36', Parid Xhihani 38'
Gjyqtarë: Metohia, Rexha, Miho
Stadiumi "Besa", Kavajë
Ndeshja e parë: Kastrioti - Besa 3-0
Rezultati i përgjithshëm: 4-3
SHKUMBINI - Flamurtari 1-0
Shënues: Dorian Bubeqi 49'
Gjyqtarë: Abeshi, Lamce, Bimi
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
Ndeshja e parë: Flamurtari - Shkumbini 1-4
Rezultati i përgjithshëm: 5-1
Grupi 2
TIRANA - Erzeni 2-0
Shënues: Hamdi Salihi 44', 51'
Gjyqtarë: K. Meta, Qirici, Koka
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Ndeshja e parë: Erzeni - Tirana 1-2
Rezultati i përgjithshëm: 4-1
PARTIZANI - Lushnja 1-0
Shënues: Elis Bakaj 79'
Gjyqtarë: A. Taullaraj, Molla, Salaj
Kompleksi Stërvitor i Kombëtares, Kamëz
Ndeshja e parë: Lushnja - Partizani 0-1)
Rezultati i përgjithshëm: 2-0)
Final VLLAZNIA - Luftëtari 3-0
Shënues: Xhevahir Sukaj 43', 87', Franc Ahi 65'
Gjyqtarë: Velcani, Shkëmbi, Jorgji
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Ndeshja e parë: Luftëtari - Vllaznia 1-1
Rezultati i përgjithshëm: 4-1
TEUTA - Apolonia 0-0
Gjyqtarë: Nase, Bejko, Bejtja
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës
Ndeshja e parë: Apolonia - Teuta 1-2
Rezultati i përgjithshëm: 2-1