E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova “kënaqet” me vendin e 4-të

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur për herë të dytë nga Jordania për të humbur rastin që të kthehet me medalje nga turneu ndërkombëtar i basketbollit "Kupa e Mbretit Abdullahu II" që është zhviluar në kryeqytetrin jordanez, Aman që prej datës 16 nëntor dhe ku kanë marrë pjesë tetë skuadra. Të përzgjedhurit e Arben Krasniqit janë mposhtur me rezultatin 88: 78 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë. Me këtë kosovarët kanë arritur që të renditen në pozitën e katërt të turneut të zhvilluar në kontinantin aziatik duke lënë prapa kombëtaren e Algjerisë, që renditet në pozitën e 29-të të renditjes botërore të FIBA-së, Tunizinë (42), Sirinë (43) dhe Palestinën.
Ndërkohë skuadra libaneze Sporting Al Riyavi është shpallur fituese e turneut pasi në ndeshjen finale të zhvilluar ndaj Egjiptit ka arritur që të shënojë fitore me rezultatin 70:68.
Përfaqësueja e Kosovës rikthehet nga Jordania me një bilanc prej dy fitoresh dhe tre humbjes në pesë ndeshjet e vlefshme për turneun që mban emrin e monarkut të Jordanisë, ndërsa para fillimit të garës kishte shënuar edhe një fitore tjetër përballë kombëtares së Tunizisë në një ndeshje miqësore.

"KUPA E MBRETIT ABDULLAHU II"

Finalja
Sporting Al Riyavi – Egjipti 70:68.

Ndeshja për vendin e tretë
Jordania – Kosova 88:78

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›