Surpriza e Bahrenit, Rosberg do niset i pari, i dyti Vetel, Alonso i treti
BAHREIN - As Alonso, as Vetel dhe asnjë tjetër pretendent, por Niko Rosberg ka lënë pas të gjitha parashikimet e bëra mbi bazën e provave të lira me një performancë të jashtëzakonshme në pjesën e tretë të provave zyrtare, duke regjistruar kohën më të mirë për ta nisur i pari garën në Bahrein. Shumë kishin parashikuar një betejë mes tri skuadrave, Ferrari, Red Bull dhe Lotus, ndërsa pritej të shikohej në vështirësi Mercedes dhe në fakt kështu ndodhi për Luis Hamilton. Piloti britanik, ndonëse u rendit i katërti në provat zyrtare, do ta nisë garën 5 vende më poshtë për shkak të ndryshimeve në makinë, gjatë provave të lira.
Vetel me Red Bull, falë xhiros së shpejtë në fund të provave, arriti të kapë vendin e dytë, duke spostuar një vend më poshtë spanjollin e Ferrarit, Alonso. Piloti tjetër i Red Bull, Ëeber u rendit i pesti, i ndjekur nga Masa, Di Resta, Sutil, Raikonen e Buton.
Gara e Bahrenit do zhvillohet nesër në orën 14:00 me orën tonë.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)