E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta për kromin, në Bulqizë vriten 2 vëllezërit Shehu

BULQIZE- Lufta për të zotëruar kromin shkakton 2 viktima. Dy vëllezër mbetën të vrarë sot rreth orës 15:00 mu në qendër të qytetit. Ata janë qëlluar brenda një lokali.

Ende nuk dihet shumë detaje por shkak dyshohet se janë konfliktet mes grupeve rivale të kromit, ku në Bulqizë kohët e fundit janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale.

Viktima janë dy vëllezërit Behat Shehu dhe Shefqet Shehu.

Sipas policisë Fadil Ternova dyshohet të jetë autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim.

Policia nis veprimet hetimore.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›