E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë- Vriten me armë zjarri dy vëllezër, kishin konflikte me autorin

policia-plagosjeBulqizë- Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë pasi u qëlluan me armë zjarri në Bulqizë.

Sipas policisë së qytetit, konfirmohet se viktimat janë vëllezërit Shefqet dhe Vedah Shehu.

Po sipas të dhënave zyrtare mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është një person i quajtur Fadil Ternova.

Thuhet se shkak për krimin është bërë konfliktet e mëparshme që vëllezërit kanë patur me autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në ambjentet e një lokali. Megjithatë, policia ka nisur punën për zbardhjen e detajeve të plota të këtij krimi, si dhe për kapjen e autorit.

Priten detajet e tjera në vijim…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›