E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza në “Dancing With The Stars”

TIRANE-Spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars Albania” ka filluar tashmë përgatitjet për edicionin e tij të katërt. Pas suksesit absolut në tri edicionet e para, producentja Holta Dulaku bashkë me stafin e saj kanë filluar të punojnë mbi superspektaklin e këtij viti, që do të çelë siparin në muajin tetor. Nga informacionet që ne kemi, marrëveshjet me personazhet VIP që do të marrin pjesë në konkurrim janë pothuajse të mbyllura tashmë.

Lart e poshtë janë diskutuar shumë emra të njohur, por nga vetë stafi i “Dancing” nuk është dhënë asnjë konfirmim deri tani. Kjo për sa u përket konkurrentëve, të cilët si çdo vit tjetër do të përbëjnë risi, por që, në dallim nga vitet e shkuara, nuk do të jenë risia e vetme. Një dyshe e re në prezantim, e bashkë me të edhe një juri e ndryshuar… Kjo është surpriza që producentja Dulaku po gatuan bashkë me stafin e saj për t’ua servirur shikuesve në muajt e parë të vjeshtës… E deri atëherë ne kemi kohë të mjaftueshme për të mësuar se cilët do të jenë prezantuesit BIG, çfarë ndryshimesh do të pësojë juria, dhe ç’është më e rëndësishmja, kush do të garojë për çmimin e madh… Në edicionin e tretë të “Dancing”, fituese u shpall këngëtarja e suksesshme, Elvana Gjata.

(Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›