E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toponimet, shtyhet deri në fund të shtatorit afati për kalimin e emigrantëve

ATHINE-Afati për hyrjen në Greqi të shqiptarëve, fëmijët e të cilëve kanë problem me shkrimin e toponimeve greke në pasaportat e tyre është shtyrë deri në fund të shtatorit.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit jep një afat të ri për kthimin e tyre në Greqi, në mënyrë që ata mund të lëvizin lirisht pa u përballur me pengesa në pikat kufitare greke për shkak të problemeve në pasaportat e tyre.

Kështu shqiptarët që kanë problem në pasaporta dhe ende nuk janë kthyer nga Shqipëria kanë afat edhe një muaj për ta bërë këtë, pa hasur pengesa në pikën kufitare.

Asnjë hap konkret nuik është ndërmarrë për zgjidhjen e cështjes, edhe pas deklaratës më të fundit të Avokatit të Popullit Igli Totozani, i cili bëri përgjegjës edhe autoritetet shqiptare.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›