E Diel, 1 Nëntor 2026

Surpriza, pastruesit gjejne 100 mije dollare ne gome kamioni

Mendohet se pastruesit jane te paragjykuar, por tre te tille nga Indiana ne SHBA jane ngritur ne mengjes, kane marre fshesat, kane dale ne rruge dhe kane gjetur plot 100 mije dollare ne nje gome te hedhur prane asfaltit. Ndodhi qe punetoret e pergjegjshem menjehere lajmeruan autoritetet policore. Parate, te gjetura ne rrugen Interstate 70, ne lindje te Indianapolisit, kane pasur ne vete shenja te droges, kjo sipas dyshimeve te analizes forenzike te cilen e ka kryer hunda e qenit te policise. Supozohet, pra, se behet fjale per para nga shitja e narkotikeve, mirepo nuk dihet se sa gjate kane qendruar prane rruges. Per ndershmerine e deshmuar pastruesit kane marre nje shperblim te pabesueshem, nje falenderimi te thjeshte nga detektivi lokal, Keith O'Donnell!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›