Surprizat dhe zhgënjimet e Euro 2008-s
Spanjolli Ksavi u shpalli lojtari më i mirë, por surpriza ishte rusi Arshavin
Surpriza, konfirmime, zhgënjime. Kampionati Europian i pati të gjitha gjatë 31 ndeshjeve të zhvilluara në harkun e 22 ditëve, që kulmuan me fitimin e titullit nga Spanja, i dyti në historinë e saj, pas atij të vitit 1964.
SURPRIZAT
Por, nëse mesfushori spanjoll Ksavi Hernandez u zgjodh të hënën si lojtari më i mirë i Euro 2008-s, padyshim që Europiani pati një numër të madh lojtarësh që mund ta meritonin atë çmim. Një nga këta mund të ishte edhe rusi Andrei Arshavin. Me aftësinë e tij të jashtëzakonshme në përkëdheljen e topit, por i larguar nga Europiani vetëm pas dy ndeshjesh, kur Rusia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, ai mundi të jetë në vëmendjen e gjithë botës sportive me vetëm 180 minuta të luajtura. Ylli i Zenit St. Petërsburgut e vendosi nën këmbët e tij Europën falë sensit të tij të driblimeve dhe shpejtësisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin e majtë Juri Zhirkov, më i mirë i turneut në rolin e tij. “Unë kam katërfishuar vlerën time në merkato”, - tha Luka Modriç, i mbiquajturi “Krujfi kroat’, i blerë nga Totenhemi. Një artist i vërtetë me topin, por që nuk mundi të shmangë eliminimin e ekipit të tij në çerekfinale kundër Turqisë.
KONFIRMIMET
Janë të shumta. Më të famshmit janë dy holandezët e Realit të Madridit, Arjen Roben e Uesli Shnajder, autorë të dy golave të jashtëzakonshëm kundër Francës. Edhe skuadra turke pati konfirmimet e saj: Hamit Altintop dhe sulmuesi i Fenerbahçes, Semih Shenturk, golashënuesi më i mirë i Turqisë në kampionat. Vlerat e tij i dëshmoi edhe gjermani Bastian Shvajnshtajger, autor i dy golave, por që u shfaq edhe si një lider teknik në një skuadër totalisht të dominuar nga Mikael Balak. Një tjetër konfirmim i madh është edhe Iker Kasijaz, pa dyshim portieri më i mirë në botë, i cili tani ka marrë rolin e padronit të përfaqësueses së tij, deri atëherë të mbajtur nga Raul. Madrileni arriti të presë dy penallti kundër Italisë. I vetmi që mund ta ndajë titullin e portierit më të mirë është holandezi Edvin van der Sar. Influencën e tyre në ekip e konfirmuan edhe dy spanjollët Sena, një lojtar shumë inteligjent në mesfushë, por dhe David Vija, një vrasës i pamëshirshëm para portës.
ZHGËNJIMET
“Les Flops” (zhgënjimet) është një term që ka hyrë gjerësisht në terminologjinë e futbollit, për të përkufizuar me një fjalë të vetme, të gjithë ata yje që nuk shkëlqejnë, që mbeten te një performancë të varfër dhe nuk lënë gjurmë, edhe pse fillimisht etiketohen si lojtarët që mund të vendosin edhe vetëm fatin e një ndeshje. Pirlo, Benzema, Toni, Ibrahimoviç, Çivu, por edhe Kristiano Ronaldo mund të përfshihen në këtë grup. I paralajmëruar si një nga yjet e Euro 2008-s, sulmuesi i Mançester Junaitid u duk se bëri diçka në fazën e grupeve, por ishte në hije në çerekfinale kundër Gjermanisë. Rezultati Kristiano Ronaldo nuk figuron në listën e 23-lojtarëve, apo ekipit ideal të UEFA-s. Drejtori teknik i UEFA-s, Andi Roksbur, tha qartë: “Nëse Portugalia do të shkonte larg, ai dhe Deko do të ishin përfshirë në atë grup”.
Skuadra ideale, dominon Spanja
Ekipi Teknik i UEFA-s shpalli edhe ekipin më të mirë të Euro 2009-s, ku nga 23 lojtarët e skuadrës ideale, nëntë prej tyre janë spanjollë. Lojtarët u përzgjodhën nga një grup prej 9 specialistësh me përvojë të madhe në futboll, dhe që ndoqën çdo ndeshje në kampionat. Edhe ata ranë në dakord që ekipi i Luis Aragones ishte më i suksesshmi në finalet e Austri-Zvicër 2008. Suprizë është fakti, që Gjermania, edhe pse u shpall nënkampione e Europës, ka vetëm tre lojtarë nga katër të tillë, që ka Rusia. Dy janë nga Holanda e Portugalia, dhe nga një lojtar në skuadrën ideale kanë Turqia, Kroacia e Italia. Drejtori teknik i UEFA-s, Andi Roksbur, pohoi se lojtarët nuk ishin zgjedhur nga reputacionit apo fama e tyre, por në nga Ekipi Teknik u përzgjodhën atë që dhanë më shumë gjatë Europianit.
EKIPI IDEAL
“EURO 2008”
Portierë: Xhanluixhi Bufon (Itali), Iker Kasijas (Spanjë), Edvin van der Sar (Holandë).
Mbrotjës: Bosingva (Portugali), Filipi Lahm (Gjermani), Karlos Marçena (Spanjë), Pepe (Portugali), Karles Pujol (Spanjë), Juri Zhirkov (Rusi).
Mesfushorë: Hamit Altýntop (Turqi), Luka Modriç (Kroaci), Markos Sena (Spanjë), Ksavi Hernandez (Spanjë), Konstantin Zirjanov (Rusi), Mikael Balak (Gjermani), Sesk Fabregas (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë), Lukas Podolski (Gjermani), Uesli Shnajder (Holandë).
Sulmues: Andrei Arshavin (Rusi), Roman Pavluçenko (Rusi), Fernando Torres (Spanjë), David Vija (Spanjë).
Ksavi Hernandez, lojtari më i mirë i Euro 2008-s
Mesfushori spanjoll Ksavi Hernandez u përzgjodh si lojtari më i mirë i Euro 2008-s, pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme që ndihmuan edhe vendin e tij të fitonte titullin. 28-vjeçari i Barcelonës luajti pesë ndeshje në finalet e Kampionatit Europian, duke shënuar vetëm një gol në gjysmëfinalen kundër Rusisë. Spanja fitoi titullin e parë në një turne të madh pas suksesit të vitit 1964, kur mundi në finale Bashkimin Sovjetik. Aftësia e Ksavi Hernandezit për të diktuar ritmin e ndeshjes nga mesfusha e solli atë në vëmendjen e Ekipi Teknik të UEFA-s, që vendosi t’i japë atij çmimin “Castrol Player of Tournament” (Lojtari më i mirë i turneut”), një çmim ky i sponsorizuar nga sponsori zyrtar “Castrol”. Në përzgjedhjen e spanjollit u morr parasysh edhe votimi i publikut. “Ne zgjodhëm atë, pasi ne mendojmë se ai përfaqëson stilin spanjol të lojës. Ai ishte ekstremisht influencues në zotërimin, pasimin dhe llojin e lojës që Spanja aplikoi”, - thuhet në komunikatën e publikuar në uefa.com. Fitorja 1-0 kundër Gjermanisë në Vjenë ishte edhe ndeshja e 63-të e Ksavi Hernandesit për Spanjën, qysh nga debutimi i tij – së bashku me shokun e ekipit të tij te Barcelonë, Karles Pujol –kundër Holandës, më 15 nëntor 2000. Ksavi Hernandez nuk luajti asnjë minutë me Spanjën në Euro 2004 në Portugali, ndërkohë që ishte një lojtar i rregullt i formacioni të parë në Kupën e Botës në Gjermani 2006. Në Austri e Zvicër 2008, Ksavi tregoi se ishte një lojtar i pjekur.
Fabregas në qiellin e shtatë
Pas një sezoni mbresëlënës te Arsenali në Angli, Sesk Fabregas përjetoi një gëzim të jashtëzakonshëm me Kombëtaren e Spanjës, duke u shpallur kampion i Europës. Mesfushori 21-vjeçar thotë: “Është dita më e bukur e jetës sime. Dyzet e katër vjet më pas ne shpërthejmë sërish. Është një nga trofetë më të bukur që mund të fitohet dhe atë e ëndërron kushdo. Tani kemi një tjetër objektiv të fitojmë pas dy vjetësh Kupën e Botës”.
Një i vdekur, 52 të arrestuar
Një tifoz i ekipit të Spanjës, kampiones së re të Europës, gjeti vdekjen ditën e hënë në Madrid. Burri 40-vjeçar kishte rënë me kokë në tokë dhe ishte në gjendje të pirë. Forcat e rendit në Madrid ndaluan gjatë festimeve të çmendura 52 persona. 26 prej tyre u shtruan në spital, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Rekord teleshikuesish në Spanjë
Pasi kishte regjistruar një mesatare prej 12.87 milionë teleshikuesish gjatë ndeshjes Spanjë-Rusi, televizioni spanjoll theu edhe rekordin e audiencës gjatë finales Spanjë-Gjermani me 14.48 milionë shikues mesatarisht. Gjatë golit të Fernando Torresit, 17.69 mililonë persona ishin pranë televizorit.
65 mijë tifozë presin ekipin
Të paktën 65 mijë fansa, po aq sa ndoqën në shesh edhe finalen Gjermani-Spanjë, ishin të pranishëm dje në “Colon Square” të Madridit për të pritur ekipin e Spanjës. Tifozët festuan gjatë. Edhe në Berlin skuadra gjermane u prit në mënyrë madhështor. 300 mijë persona u mblodhën për të nderuar Balakun me shokë.
Duka uron Spanjën: “Edhe në Shqipëri u festua”
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka u dërgoi letra urimi presidentit të UEFA-s, Mishel Platini për organizmin me sukses të Kampionatit Europian dhe dhe kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, për fitimin e titullit kampion.
“Për më shumë se tre javë, i gjithë kontinenti dhe bota, kanë përjetuar dhe shijuar kënaqësinë e veçantë që prodhon një eveniment i tillë”, - shkruan Duka në letrën e tij drejtuar presidentit të UEFA-s. Pa më të voglin dyshim, Euro 2008-a, ishte eventi më cilësor dhe më i organizuar i futbollit europian deri tani”. Me të njëjtat tone të ngrohta, bosi i futbollit shqiptar i është drejtuar edhe homolugu të tij spanjoll, Angel Maria Vijar. “Fitorja e Spanjës në Kampionatin Europian, ka qenë një sukses i merituar, i cili është përcjellur gëzueshëm dhe në Shqipëri””, shkruan njëshi i topit kuqezi, duke shprehur besimin qe marrëdhëniet mes dy institucioneve (FSHF-FSF) do të njohin vetëm zhvillime të reja në një frymë vëllazërore.
Turqia, ekipi më argëtues
Edhe pse filloi me një rritëm të ngadaltë, Euro 2008 u shndërrua në një turne të mrekullueshëm me shumë ndeshje sensacionale. Vende si Kroacia, Holanda, Rusia, Turqia, Çekia, Spanja, Portugalia dhuruan emocione të mëdha më shumë se katër vite më parë në Euro 2004, të fituar nga Greqia, që triumfoi falë një formacioni revolucionar 9-1-1. Gazeta e njohur angleze “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim të gjatë përmbyllës Europianit, duke nxjerrë sipas saj edhe ekipin më eksitus, lojtarin më të mirë.
EKIPI MË ARGËTUES
Spanja fitoi turneun, por ishte Turqia që ofroi më shumë argëtim. 15 minutat e tyre kundër Çekisë do të kujtohen si reklama më e jashtëzakonshme që futbolli ka parë.
LOJTARI MË I MIRË
Në një turne ka shumë individualitete që mund ta meritojnë këtë. Mbrojtësi i majtë i Italisë, Fabio Groso e meriton këtë pasi qindra krosime të tij u hodhën para kokës së Luka Tonit, i cili i shpërdoroi në mënyrë komike.
LOJTARI MË I KEQ
Mario Gomezh, një nga sulmuesit më të mirë të Bundesligës, gëzoi një publicitet të jashtëzakonshëm para turneut, madje u kuotua si një nga kandidatët më të mundshëm për “Këpucën e artë”, por dëshmoi se nuk ishte i denjë për futbollin e madh.
NDESHJA MË E KEQE
Francë-Rumania 0-0. Një ndeshjet më të zbehta, që nuk meriton të rishikohet kurrë. Nëntëdhjetë e tri minuta e 24 sekonda të shkuara kot.
TIFOZËT MË TË MIRË
Kroatët. Të armatosur me një repertor të pasur këngësh, më shumë se 200 mijë kroatë të mbledhur në qendër të Vjenës për ndeshjen kundër Turqisë, panë se ekipi i tyre u shkatërrua në sekondën e fundit të shtesës së shtesës.
Koloni shqiptare futbolli në Qipro
Futbollisti shkodran Admir Teli është lojtari i dytë shqiptar që nënshkruan për skuadrën qipriote Alki Larnaka, pas ish-portierit të Tiranës, Isli Hidi. “Teli nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Alkin”, - tha menaxheri shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhiaj. “Lojtari do të përfitojë 200 mijë euro neto, si dhe do të ketë një makinë në përdorim nga klubi”. Teli më parë ka lujtur me Vllazninë, si dhe ka qenë thirrur në disa grumbullime të Kombëtares shqiptare.
KOLONI SHQIPTARE
Teli është futbollisti i pestë shqiptar që do të luajë këtë sezon në Superligën qipriote. Te kampionia e Qipros, Anorthosis Famaguasta, aktivizohet prej disa vitesh portieri i Kombëtares shqiptare, kosovari Arjan Beqaj. Mesfushori i majtë Altin Haxhi mbron qysh nga viti i kaluar ngjyrat e Ael Limasolit, ndërkohë që në merkaton e kësaj vere (po me ndihmën e menaxherit Haxhiaj), nënshkruan dy futbollistët e tjerë të Kombëtares, mesfushori Klodian Duro (Omonia) e portieri Isli Hidi (Alki).
FLUKS TRANSFERIMESH
Sokol Haxhiaj është një menaxher i suksesshëm në transferimin e futbollistëve shqiptare në kampionatet e huaja. Katër janë transferimet e tij gjatë kësaj merkatoje, ku pa dyshim kulmin e shënon fantazisti Jahmir Hyka, i cili u transferua në Bundesligën 2 te Mainc 05 në shumën prej 3.7 milionë eurosh. Më ndihmën e Haxhiajt, Duro, Hidi e Teli u transferuan në Qipro.
MERKATO NDËRKOMBËTARE
Agjenti i njohur Rudi Vata, i cila ka krijaur edhe agjencinë e tij “Vata Vision Football Management” kreu dy transferime në Bullgari në muajin shkurt të këtij viti: Klodian Semina u ble nga Belasica Petriç dhe Enco Malindi nga Slavia e Sofjes. Para pak ditësh edhe Ditmar Bicaj është në provë te Belasica, ndërkohë që sulmuesi i talentuar Xhevair Sukaj mund të provohet shumë shpejt te TSV Koblenz (Bundesliga 2) në Gjermani
HARTA E TRANSFERIMEVE
Nësë në fillimet e viteve 1990, futbollistët e njohur shqiptarë kishin mundësi të luanin vetëm në vendet fqinjë si në: Greqi, Rumani, Slloveni e Kroaci e me pas e ne Bullgari, Gjermani e Itali, tani harta e transferimeve shqiptare ka prekur edhe Çeçeninë e largët, ku te Terek Grozni aktivizohet Ilion Lika, ndërsa në Kinën akoma dhe më të largët agjenti Florian Riza çoi një nga simbolet e futbollit shqiptar, mbrojtësin Nevil Dede. Menaxheri Alfred Bode realizoi transferimin e mbrojtësit Renato Arapi te Silkenborg në Danimarkë, ndërsa Gëzim Mançe të sulmuesit Sabino Plaku te Hamkam në Norvegji. Në Suedi luan sulmuesi Migen Memelli.
12 AGJENTË TË FIFA-s
Edhe në Shqipëri agjencitë menaxheriale të futbollit tashmë kanë krijuar profilin e tyre, kjo edhe për faktin e thjeshtë se Shqipëria numëron 12 agjentë lojtarësh të licencuar nga FIFA: Rudi Vata, Sokol Haxhiaj, Sokol Murati, Alfred Bode, Gëzim Mançe, Lulëzim Haxhiaj, Sokol Pelingu, Xhelil Musa, Florian Riza, Arben Rakipi, Lirim Zalla e Neat Dauti. Këtyre shumë shpejt mund t’u shtohen edhe Shkëlqim Muça e Mario Cenolli.
1 Korrik 2008