Tre police burgjesh ne hetim pas sherrit
TIRANE - Tre efektiva te Policise se Burgjeve, jane vene nen hetim ne gjendje te lire nga policia e kryeqytetit, dy dite me pare. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise. Sipas tyre, Hasim Hasandoci, Bujar Ndreu dhe Agim Peploka, jane me hetim ne gjendje te lire, per prishej te rendit dhe qetesise publike. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare, ne kryeqytet. Tre te hetuarit kane qene se bashku ne nje lokal, ne zonen e unazes dhe kishin konsumuar sasi te konsiderueshme alkooli. Pas disa oresh, ata kane dale nga lokali dhe jane konfrontuar me disa persona, nderkohe qe kane nxjerre dhe armet, duke qelluar ne ajer. Pikerisht per kete gje jane shoqeruar ne komisariat, ku me pas jane lene te lire, qe te hetohen nga institucioni i akuzes. Sipas burimeve policore, efektivat e burgjeve kane konsumuar alkool dhe per kete arsye kane shkaktuar dhe rremujen. Kane qene banore te zones, qe kane njoftuar uniformat blu per sherrin qe kishte nisur. Keta te fundit kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane shoqeruar per ne ambientet e komisariatit koleget e tyre te burgjeve.