Suspendim pa letra

Është suspenduar drejtori i QKU-së, Ali Sadriu. Së paku kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi.
Bukoshi, pasi ka iniciuar procedurën e shkarkimit të drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se tashmë drejtori Sadriu është suspenduar nga puna.
Sipas Bukoshit, inicimin për suspendim e ka bërë duke u bazuar në mosfunksionimin e punëve të përbashkëta mes MSH-së dhe QKUK-së, si dhe në performancën dhe menaxhimin e dobët që ka treguar Sadriu gjatë detyrës së tij si drejtor i QKUK-së
“Për shkak të mosfunksionimit të punëve tona të përbashkëta, s’ka funksionuar ajo që duhet të funksionojë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës duhet të ketë performanca të tjera, po ashtu kjo është natyrisht edhe përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë që është e obliguar të organizojë sistemin shëndetësor që ai të stabilizohet dhe të gjejmë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme”, është shprehur të mërkurën ministri Bukoshi.
Ai ka theksuar se Sadriu me këtë rast nuk po penalizohet, ngase institucioni i dorëheqjes, i shkarkimit dhe llogaridhënies janë gjerat të cilat duhet të respektohen ashtu siç duhet të respektohet edhe hierarkia që është e sanksionuar me ligj dhe rregullore.
Ministri i Shëndetësisë ka mohuar se ka ndërhyrë presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu për të stopuar shkarkimin e Ali Sadriut, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK`së.
“Jo, aspak nuk është e vërtetë. Nuk mund të ketë ndërhyrje, nuk ka, edhe po të kishte, këtë po e them me paragjykim, nuk do të kishte shans kurrfarë ndërhyrjeje”, ka thënë Bukoshi
Ministri ka paralajmëruar edhe caktimin e një ushtruesi të detyrës deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të QKU`së.
“Është një proces që ka filluar për shkarkimin e tij, që është natyrisht i shoqëruar me vendimin për suspendim dhe për të gjitha këto të tjerat do të informoheni me kohë. Nuk ka asgjë për t’u fshehur, nuk ka as manipulim të medieve, kjo është e vërteta të cilën unë e di”, ka thënë Bukoshi.
Derisa Bukoshi thotë se Sadriu është suspenduar, drejtori i QKU-së ka thënë për Express se është duke vazhduar punën.
Në orët e pasdites të së mërkurës ai ka thënë se nuk ka asnjë vendim apo shkresë zyrtare nga MSH-ja për suspendimin e tij. “Unë zyrtarisht nuk kam marrë asnjë vendim për suspendimin tim. Unë jam duke vazhduar punën si drejtori i QKU-së, ka thënë ai. Ai madje ka paralajmëruar se edhe një kohë të gjatë do të jetë drejtori i QKU-së. “Unë të premten do të bëj inaugurimin për dializë në Kodrën e Trimave”, ka thënë ai.
Ministri Bukoshi, të martën ka iniciuar procedurën për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, Ali Sadriu, duke u bazuar në rregulloren 2001/19 dhe statutin e QKUK-së, neni 17, pika 17.1.