"Suus" i Rona Nishliut vendos rekord në “Eurosong 2012”, e 5-a me 146 pikë

Berisha i telefonon Ronës: Përfaqësove mrekullisht shqiptarët
Kryeministri Sali Berisha i ka telefonuar këngëtares Rona Nishliu, sapo ka përfunduar festivali i 57 i “Eurosong”, duke i deklaruar se ajo përfaqësoi mrekullisht shqiptarët. “Zëri absolut në festival”, është shprehur kryeministri Berisha në bisedën telefonike me Rona Nishliun. 26-vjeçarja nga Mitrovica ndezi sallën me zërin potent, duke fituar duartrokitje të pandërprera gjatë të gjithë interpretimit
Rona Nishliu arrin një rekord pozitiv në Eurovizon duke u renditur në top 5. Këngëtarja nga Kosova, që përfaqesonte Shqipërine me këngën “Suus’ u rendit në vend të pestë me 146 pikë. Fituesja e Eurovizion u kurorëzua këngëtarja suedeze, Loreen Sober me këngën “Euphoria” me 372 pikë, në vend të dytë u rendit Rusia, ndërsa në vend të tretë Serbia. Përpara Shqipërisë u rendit edhe Serbia me Azerbajxhanin. Kengetarja nga Kosova që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare, pasi me këngën e saj “Suus” u rendit e pesta në festivalin që bashkon fituesit kombëtarë të çdo shteti europian. Në nëntë edicione të “Eurovision”, Shqipëria nuk kishte mundur kurrë të renditej midis pesë më të mirëve. Anjeza Shahini, e cila mbante rezultatin më të mirë deri përpara mbrëmjes të së shtunës, u rendit e gjashta, në edicionin e parë në të cilin vendi ynë mori pjesë, në vitin 2004. Në këtë edicion të “Eurovisionit”, pikët për çdo këngë u akorduan të ndara në 50% nga votat e publikut dhe 50% vendimi i jurisë së përzgjedhur në çdo vendit.
26-vjeçarja nga Mitrovica ndezi sallën me zërin potent, duke fituar duartrokitje të pandërprera gjatë të gjithë interpretimit. Pas mbledhjes së pikëve, Rona u rendit e pesta me 146 pike duke i siguruar Shqipërise direkt vitin tjeter hyrjen e Shqipërisë në finale. Eurovizion u fitua nga Suedia me shumicën e pikëve. Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë. Videoja në “Youtube”, ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me Aretha Franklin pas performancës në Eurovision. Britania e Madhe nuk ka fituar që nga viti 1997 dhe është renditur e fundit tri herë në 10 vitet e fundit. Rusia u prit mjaft mire ne Baku te Azerbajxhanit, por nuk pati mbështetjen e mjaftueshme në pikë për të fitur dhe çmimin e parë.
Votuan Shqipërinë me 12 pikë – Maqedonia, Italia, Zvicra, San Marino
10 pikë – Belgjikë, Greqi, Mali i Zi
8 pikë – Austri, Hungari
6 pikë – Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë
5 pikë – Kroaci, Danimarkë, Turqi
4 pikë – Bullgari, Qipro
3 pikë – Gjeorgji, Slloveni
1 pikë – Serbi, Letoni, Maltë, Rumani, Sued
...