E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, OKB nis hetimet për masakrën në qytetin Hula

27-05-2012 / Gazeta 55

Aktivistët sirianë thonë se mbi 90 persona, përfshirë shumë fëmijë, u vranë të premten gjatë një sulmi të bashkërenduar të forcave qeveritare dhe milicisë në një fshat pranë qytetit qendror, Homs

Organizata e kombeve të bashkuara kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të shënuar dy ditë më parë në Siri, kur u regjistruan dhjetëra të vrarë, shumica prej të cilëve fëmijë. Vëzhguesit e OKB-së, me mision kqyrjen e respektimit të armëpushimit mes forcave opozitare dhe atyre qeveritare në Siri, konfirmuan masakrën e ndodhur në qytetin e Hulas në provincën e Homsit, në veri-perëndim të Damaskut.
Aktivistët sirianë thonë se mbi 90 persona, përfshirë shumë fëmijë, u vranë të premten gjatë një sulmi të bashkërenduar të forcave qeveritare dhe milicisë në një fshat pranë qytetit qendror, Homs.
Damasku nuk e mohoi masakrën, por fajësoi “terroristë”, pa i identifikuar për incidentet më të rënda vdekjeprurëse që fillimi i kryengritjes kundër Presidentit Bashar al-Asad 15 muaj më parë.
Pas ngjarjes, një ekip vëzhguesish të Kombeve të Bashkuara, i kryesuar nga gjeneral Robert Mud, mbëriti në fshat për të hetuar vrasjet. Gjenerali dënoi këtë tragjedi brutale, siç u shpreh ai, dhe tha se vëzhguesit numëruan më shumë se 32 fëmijë nën moshën 10 vjeçare dhe mbi 60 të rritur të vrarë. Një video amatore paraqiti familjet duke varrosur të vrarët e kësaj masakre.
Dëshmitarët thonë se vrasjet filluan kur forcat qeveritare bombarduan fshatin pas lutjeve të së premtes. Ata thanë se disa nga viktimat u vranë gjatë bombardimeve, ndërsa të tjerë u qëlluan nga milicët pro qeverisë, të njohuri si “shabiha”. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun dhe i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe në Siri, Kofi Anan, e dënuan ashpër dhunën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›