Suzan Rize akuzon OKB për Sirinë
Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice para se të lërë postin e saj akuzon organizaten për dëmin e madh dhe për pamundësinë e tij për të vepruar në Siri.
Rice lë postin këtë javë, për t’u vendosur në krye të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, një ndër posteve më të rëndësishme të administratës amerikane, që e shndërron diplomaten në një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të presidentit Obama.
Në fjalimin e saj përshëndetës, Rice nënvizoi zhgënjimin e saj nga pamundësia e Këshillit të sigurimit për të ndërhyrë në luftën civile siriane, duke imponuar sanksione që do të kishin kontribuar, sipas saj, në afrimin e paqes në vend.
Ambasadorja amerikane ne epilogun e saj kritikoi Rusinë dhe Kinën për qëndrimin e tyre bllokues, me vetot e përsëritura të vendosura kundër rezolutave ndëshkuese ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Detyra e rëndësishme e Ambasadores së përhershme amerikane pranë OKB-së do t’i kalojë tashmë Samantha Poëer, një ish-fituese e çmimit më prestigjioz në gazetari “Pulitzer” dhe ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, vendi i të cilës duhet të konfirmohet në parë nga Senati Amerikan.