E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,serbët e veriut lajmërojnë bojkot të zgjedhjeve

Zëvendës drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Kërstimir Pantic ka thënë se serbët e veriut nuk do të dalin në zgjedhjet e nëntorit, sepse nuk duan ti japin legjitimitet pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se asnjë parti nga Serbia nuk mund të ndikoj tek ta që të veprojnë ndryshe.

Nuk ka parti politike e cila mund të ndikoj që qytetarët të ndryshojnë qëndrimin. Prandaj do të ishte jo e drejtë që bashkësia ndërkombëtar të fajësoj për këtë gjë Qeverinë e Serbisë, i ka thënë ai gazetës Vecernje Novosti.

Ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës tha se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është gjë e ndaluar, dhe se nuk ekziston asnjë detyrim ligjor që qytetarët duhet të marrin pjesë në ndonjë cikël zgjedhor.

Askush nga serbët e Kosovës nuk dëshiron që Serbia të mos përparon apo të mos zhvillohet, dhe askush nga këto anë nuk dëshiron konflikt me shtetin e vet. Por, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se serbët nuk do të dalin në zgjedhjet, të cilat mund të zhvillohen më 3 nëntor, ka theksuar Pantic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›