Suzuka, pole position për Sebastian Vetel
Menjëherë pas tij nga radha e parë do të niset Jarno Truli me Tojota, i ndjekur nga Ljuis Hamilton me Mek laren Mercedes.
Vendi i 5-të për Barikelon, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës te Braun GP, Xhenson Baton do të niset nga vendi i 7-të, para Kimi Raikonen.
Provat zyrtare që u zhvilluan sot në orën 07:00 me orën tonë, u karakterizuan nga ndërprerje të shumta, për shkak të aksidenteve të ndryshme të disa prej pilotëve.
Algersuari, Glok (që u transportua menjëherë në spital), Buemi dy herë dhe Kovalainen dolën jashtë piste , duke brë që shumë nga pilotët kryesorë të mos kishin mundësi të regjistronin kohë të shpejta.
Gara për çmimin e madh të Japonisë do të zhvillohet nesër në orën 07:00.