Presidenti çek Klaus vizitë zyrtare në Tiranë
Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Presidenti i Çekisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, etj.
Në axhendën e Presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij “Planeti blu nën vargoj të gjelbër”, që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në kujdesin e posaçëm të Drejtorit të këtij Instituti, z. Albert Rrakipi.
Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të Presidentit çek në Shqipëri është pjesëmarrja bashkë me Presidentin Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.