PS dënon vrasjen e mjekut në Durrës
“Partia Socialiste e Shqipërisë dënon me ashpërsi vrasjen kriminale të ndodhur sot në spitalin e Durrësit. Ngjarja e sotme është dhe një tjetër dëshmi e hidhur mbi pasigurinë e jetës me të cilën përballen mjekët gjatë kryerjes së detyrës së tyre”, tha zëdhënsja Armela Imeraj.
Ajo shtoi se Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e jetës së mjekut Fatmir Thaçi dhe i “kërkon me forcë Ministrisë se Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës së mjekëve”.