Sveçla për aksionin e ri policor: Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim

PRISHTINË, 1 dhjetor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar sot serish në lidhje me sulmin terrorist në kanalin e ujit “Ibër-Lepenci” dhe aksionin e ri policor në veri.
Ai gjatë ditës së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku janë informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës në lidhje me gjendjen aktuale në kanalin e Ibër-Lepencit. Sveçla ka folur mbi aksionin policor në lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit.
Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme. Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.
/Kosovapress/