Svoboda: PS të kthehet në Kuvend
“Një prej zgjidhjeve të kësaj çështje është që PS të shkojë në Parlament dhe të marrë vendin e saj. Që ata të paraqesin këtë propozim për më shumë transparencë. E më pas Parlamenti i Asamblesë i KiE do të shkojë në Komisionin e Venecias dhe të kërkojë në këtë rast që këto kuti të hapen. Pra për të mos pritur muaj e muaj të tërë, por për ta zgjidhur këtë çështje mjaft urgjente, duke vepruar kështu”, tha ai në Tiranë.
Svoboda shtoi se kompromisi nuk mund të jetë vetëm nga kryetari i PS, por gjithashtu edhe nga ana e Qeverisë. “Kjo nuk është çështje e PS apo jo, kjo është një çështje e të ardhmes së vendit. Pra, jemi vërtetë kolegë në lëvizjen evropiane të socialistëve, por nuk është puna jonë të ndërhyjmë në punët e brendshme, puna jonë është që të nxisim demokracinë dhe zgjedhjet të cilat nuk janë të kontestuara. Sepse ka 15 vjet që ne zhvillojmë takime me përfaqësues të Shqipërisë në Parlament dhe shohim që zgjedhjet dhe kundërshtimi i zgjedhjeve është një çështje e përhershme dhe kjo nuk duhet të vazhdojë më”, u shpreh ai më tej.
Për sa i përket hapjes së kutive, Svoboda tha: “Mendoj se nëse bëhet fjalët për vendet e Evropës, përgjigje mund të gjendej edhe pa hapjen e kutive. Por, duke parasysh se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet apo me kundërshtitë, mendoj që hapja e kutive është mënyra më e mirë për ta bërë këtë transparencë”.