Zgjedhjet në Egjipt, Elbaradei përballë Mubarak?
I pyetur nga televizioni Dream TV, ai u shpreh "i gatshëm të paraqesë kandidaturën në zgjedhjet presidenciale, nëse populli ma kërkon, pak rëndësi ka se kush do të paraqitet përballë meje në zgjedhje".
ElBaradei, 67 vjeç, ka bërë thirrje muajt e fundit për një demokratizim të regjimit të presidentit Hosni Mubarak, i cili e mban këtë detyrë që prej 29 vjetësh. Ai u prit nga qindra përkrahës kur u kthye të premten në Kajro.
Megjithatë, kushtetuta e vendit e pengon, sepse kandidatëve të pavarur u kërkohet të kenë përkrahjen e 250 të zgjedhurve, ndër të cilët të paktën 65 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, 25 të Këshillit Konsultativ (Senati) dhe të të paktën 10 të zgjedhurve bashkiakë, ndërkohë që parlamenti dhe bashkitë dominohen nga partia në pushtet, Partia Nacionaldemokrate, PND.
Lidhur me këtë fakt Elbaradei është shprehur se kjo është një katastrofë.