Ulja e temperaturave, shtohen të sëmurët kardiake
Korçë- Temperaturat e ulta dyfishojnë rastet e të sëmurëve kardiakë dhe të atyre me hipertension. Numri i atyre që paraqiten në spital me shqetësime kardiake dhe hipertensioni shkon deri në 10 në ditë, nga ku 3 -4 prej tyre kanë domoshdoshmëri për t’u shtruar dhe trajtuar në spitalin rajonal.
Sipas mjekëve festat e fundvitit dhe konsumi i pakontrolluar gjatë tyre, sjellin gjithmonë probleme tek të sëmurët e kësaj kategorie, por një tjetër faktor që ndikon janë edhe temperaturat e ulta. Mjeku kardiolog Pëllumb Bregu u shpreh se përveç kontrolleve tek mjeku për të sëmurët kardiakë, gjithashtu duhen të evitojmë daljen në temperaturat e ftohta apo të përfshijmë sa më shumë fruta dhe perime në dietën ushqimore e cila duhet të evitojë më patjetër yndyrnat.
Ajo çka vihet re më së shumti vitet e fundit është se të moshuarit nuk janë të vetmit që kanë patur problem kardiake, por ka ardhur në rritje edhe numri i grupmoshës 35-40 vjeç, të cilët paraqiten me problem të ndryshme deri te rastet tepër të rënda.
Shkrime të tjera me interes:
- Memaliaj, qyteti pa autoambulancë, të sëmuret transportohen me taksi Memaliaj- Mungesa e ambulancës prej 5 vitesh në qendren shëndëtësore...
- Elbasan, shtohen të prekurit nga virozat Elbasan – Me afrimin e stinës së dimrit janë shtuar...
- Tiranë- Ferrit të vend-parkimeve i shtohen edhe makinat e “braktisura” Sikur të mos mjaftonte vetëm mungesa e vend-parkimeve në kryeqytet,...