Mosfunksionimi i gjykatave në Veri, problem politik

Mosfunksionimi i gjykatave në veri të Kosovës ka natyrë politike, gjë që ka krijuar probleme të mëdha, mirëpo së shpejti do të gjendet një zgjidhje, ka premtuar Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Hasani, e bëri këtë vlerësim të hënën gjatë një takimi që kishte me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.
Ai theksoi se lidhur me funksionimin e gjykatave janë duke u zhvilluar bisedime në relacion EULEX, Këshilli Gjyqësor, si dhe pushtete të tjera.
“Aty është një problem, ka edhe natyrë politike, ajo ka krijuar probleme shumë të mëdha për faktin se ju sigurisht se e dini, aty kanë qëndruar njerëzit me paraburgime me vite, ndërsa ligji i ka limitu afatet se sa mund qëndrojë, për shkak të transferimit nga Gjykata e Mitrovicës në Vushtrri. Tash këto të drejta në mënyrë të skajshme janë shkel te individët e caktuar. Janë duke u zhvillu bisedime në relacion EULEX, Këshilli Gjyqësor, pushtete tjera, kështu që besojmë që së shpejti do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë kryetari i Gjykatës Supreme, trasmeton Kosovapress.
Hasani thekson se deri më tani në Gjykatën Supreme të Kosovës flitet se janë rreth 200 mijë lëndë, të cilat presin ekzekutimin e tyre, mirëpo me rrumbullakimin e procesit të emërimit në këtë gjykatë edhe numri i tyre do të zvogëlohet.
Ndërsa, i pyetur se a do ta luftojë korrupsioni, ai zotohet se nuk do të ketë tolerancë në veprat penale me natyrë korruptive.
“Ju e dini se ne jemi gjykatë dhe ne gjykojmë dhe ju e dini se me gjithë ato lëndë të cilat ndeshemi ose që do të vijnë, duhet punët e veta t’i kryejnë organet e ndjekjes, se nuk jemi ne që e zhvillojmë ndjekjen për të gjykuar. Ne duhet të kemi qasje në lëndë dhe duhet të na vijnë lëndët, me siguri se aty nuk do të ketë tolerancë në ato raste ku hyjnë dhe ku ne kemi provat, pa marrë parasysh se nga ku vjen autori i veprës së tillë penale me natyrë korruptive”, ka thënë ai.
Kurse, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i pyetur, nuk ka dashur të komentojë kritikat e Lëvizjes “Vetëvendosje”, lidhur me ndryshimin e emblemës së qytetit të Prizrenit.
“S’kam koment. Po të mendoj ashtu ne nuk do të kishim marrë vendim, por ne kemi marrë vendim dhe vendimi është në tri gjuhë në uebsajt dhe shumë i qartë”, ka thënë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Gjykatës Supreme ka pritur në një vizitë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, me ç’rast e ka njoftuar me problemet, sfidat dhe format e bashkëpunimit në të ardhmen mes të dyja gjykatave.