E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Swiatek mposht Gauff, është ajo “Mbretëresha” e Francës

Iga Swiatek dominon gjithnjë e më shumë tenisin për femra në këtë 2022. Polakja fitoi titullin e Roland Garros duke mposhtur qartësisht 18-vjeçaren amerikane Coco Gauff, në finalen e saj të parë Slam në karrierë: 6-1, 6-3 rezultati për numrin 1 të botës, që shënon edhe rekordin e 35 ndeshjeve të fituara radhazi, duke barazuar një legjendë si Venus Williams. Për Sëiatek është fitorja e dytë në Paris pas suksesit të vitit 2020.

“Do të doja t’i thoja Ukrainës që të ruajë forcën”. Kështu është shprehur Iga Swiatek, në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Paris pas suksesit në Roland Garros, me një apel të ri për Ukrainën, e pushtuar nga Rusia që nga shkurti i kaluar. “Nga fjalimi im në Doha kam shpresuar që situata të përmirësohet. Nuk ishte kështu, por kam ende shpresë”, shtoi numri një në renditjen e WTA.

“Faleminderit ekipit tim, nuk do të isha këtu pa ju. Çdo pjesë e enigmës është bashkuar, të gjithë po punojmë dhe e meritojmë këtë fitore. Dy vjet më parë fitova titullin këtu dhe ishte diçka e jashtëzakonshme, këtë herë Kam punuar shumë dhe nuk ka qenë e lehtë, presioni ka qenë i madh. Sa herë që vij këtu jam gjithnjë e më e motivuar”, shtoi ajo.

Më pas iu drejtua kundërshtares së saj shumë të re, Coco Gauff, e mundur në finale: “Po bëni një punë të jashtëzakonshme, ju do ta gjeni rrugën tuaj, jam shumë e sigurt”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›