Swift dhe Gyllenhaal serish bashke

Vazhdon historia e dashurisë mes Taylor Swift dhe Jake Gyllenhaal.
Cifti, i cili ishte ndarë përpara Krishtlindjeve, është parë në një darkë romantike në Nashville.
Pronari i restorantit është shprehur se çifti dukej i lumtur.
Aktori dhe këngëtarja u lidhën në tetor të vitit të kaluar dhe vetëm pas dy muajsh u ndanë.
Por, mesa duket Gyllenhaal dhe Swift nuk mund të bënin dot pa njëri-tjetrin.