E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: E vetmja gje qe i kane mbetur tani Edi Rames, jane grupet kriminale

Nje qeveri e ligjshme nuk mund te bjere me protesta dhe me dhune. Keshtu u shpreh dje ne mbremje, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke akuzuar ashper kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se tregoi qarte se e vetmja gje qe i ka mbetur jane grupet kriminale. Sipas tij, menjehere pas demonstrates se dhunshme, policia e shtetit do te mbledhe te gjitha provat per njerezit qe ideuan nje situate te tille, qe ministri e quajti akt kriminal. "Demonstrata e Edi Rames, nga pikepamja politike, ka deshtuar. Kjo eshte nje situate e tmerrshme qe behet kunder Shqiperise. Eshte nje sherbim shume i keq qe i behet imazhit te vendit, duke penguar dhe demtuar turizmin, investimet e shume aspekte te tjera. Edi Rama, e realizoi kete, pikerisht sepse eshte xheloz per imazhin e ketij vendi dhe se eshte i pa formuar politikisht", tha Imami. Sipas tij, deri me sot, kreu i opozites nuk po e kupton ende se cfare eshte ligji dhe se cfare jane institucionet. Ministri i Mbrojtjes, akuzoi se kreu i opozites, nuk ka vepruar as edhe nje here te vetme ne menyre institucionale por duke rrenuar dhe goditur institucionet. "Me kete demonstrate te dhunshme, Edi Rama, perdhosi historine e Partise Socialiste, duke e kthyer 20-vite pas. Ajo qe pame ne shesh eshte ceta tebane. E vetmja gje qe i kane mbetur Edi Rames, jane grupet kriminale. E nisi ne Parlament, duke bere demonstrate brenda institucionit dhe vijoi ne kete menyre", u shpreh Ministri Imami. Ai shtoi se Partia Socialiste, i eshte kthyer fytyres me te shemtuar qe ka pasur, te krimit politik dhe te dhunes se hapur. "Nje qeveri e ligjshme nuk mund te bjere me protesta dhe me dhune. Nje qeveri e ligjshme, qe ka edhe nje performance shume te mire sepse eshte ekonomia me e mire ne Evrope, nuk ka baza qe mund ta delegjitimosh. Une jam i sigurt qe kjo mazhorance do te ece perpara", vijoi Ministri. Ai u shpreh i bindur, se ajo qe ndodhi ne demonstraten e djeshme te organizuar nga opozita nuk ishte gje tjeter, vecse kronika e nje ngjarje te paralajmeruar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›