Rama: Qeveria vret per pushtet
Mbremjen e djeshme kryetari i Partise Socialiste ka vizituar dhe demonstruesit e plagosur qe ishin shtruar ne Spitalin Ushtarak. Kreu i PS-se ka perdorur tone edhe me te ashpra ndaj mazhorances dhe kryeministrit Sali Berisha. "Jam pa fjale perpara nje prove me jete te humbura perpara nje Shqiperie qe eshte marre peng. Perpara nje kusarie qe kerkoi te deshmonte qe eshte gati edhe te vrase vetem per te qendruar ne kembe. Ky eshte nje vend i NATO-s dhe njerezish plote energji, endrra, shpresa, dhunti dhe force qe kerkojne Evropen ketu. Sot me shume se kurre jane ne te drejten e Zotit, ne te drejten qe u jep Kushtetuta dhe ligjet e shkruara dhe te pazbatuara te Shqiperise qe te ndjehen ne nje udhekryq dramatik", tha ai.