Swift vazhdon suksesin

Këngëtarja Taylor Swift, ka vazhduar të dominoj në ndarjen e çmimeve për albumin e vitit në “Grammy Awards”.
20 vjeçja në fund “rrëmbeu” katër çmime, dy nga televizionet dhe njërën për Best Female Country Vocal Solo si dhe tjetrën për “Best Country Song”, dhe në fund është ftuar për ta marr çmimin për Best Album.
Kjo ishte vërtet një hakmarrje e ëmbël për këngëtarin Kanye West që para disa muajve ai nuk e pranoi aq mirë fitoren e saj në “Best Female Video” në MTV Awards.
Ai kishte thënë qe nuk është e drejt të fitoj këtë çmim Taylor sepse këtë çmim e meriton Beyonce me këngën e saj “Single Ladies.
Ndërsa Taylor është mbetur e befasuar nga reagimi i Kanye West. Por, prapë se prapë asaj buzëqeshja nuk i mungoi dhe tha:
“Unë ju falënderoi shume për këtë çmim. Është çmimi im i parë edhe pse këtu ka kundër këtij çmimi. Faleminderit shumë”.
Taylor fitoj kundër këngëtarëvet si; Beyonce, Lady GaGa, The Black Eyed Peas dhe Dave Matthews Band , por ajo u mund në kategorinë për Best Song dhe për Best Female Pop Vocal, çmime të cilat i mori Beyonce.