Denilson shkon në Greqi

Klubi grek Kavala ka njoftuar për transferimin e sulmuesit brazilian Denilson në kontratë për 18 muaj. Zyrtarët e klubit grek të promovuar këtë vit në ligën e parë nuk kanë dhënë detaje të tjera të transferimit por thanë se marrëveshja ishte nënshkruar në fundjavë.
32 vjeçari Denilson ishte pjesë e Kombëtares braziliane që fitoi Kampionatin botëror 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut. Kavala – që drejtohet nga veterani holandez Aad de Mos – gjendet aktualisht në pozitën e 10-të me 24 pikë.