E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swizz Beatz dëshiron duet të Keys me Adele

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 10:49

Producenti dhe bashkëshorti i Alicia Keys, Swizz Beatz është duke i sugjeruar bashkëshortes së tij që të regjistrojë një duet me këngëtaren britanike Adele, sepse ai është i bindur se një bashkëpunim i tillë do të bënte histori.

“Unë e di se ju e dini çfarë është mrekullia kur shihni mrekulli dhe duke bërë bashkë dy artistë, bëni histori. Dhe mua nuk më duhet të jem producent, unë dua vetëm që kjo të ndodhë. Adele mund ta bëjë këtë këngë, ose dikush tjetër”.

“Unë thjesht mendoj se është moment i mrekullueshëm për të dyja, sepse ata kanë stile fantastike dhe respektojnë njëra-tjetrën. Ato janë fanse të njëra-tjetrës. Kështu që le t’ia bëjmë këtë të mirë muzikës”, u shpreh Swizz Beatz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›