E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohet juria në Festivalin e Venecias

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 16:47

Është caktuar juria ndërkombëtare e Konkursit të Festivalit të 68-të Ndërkombëtar të Artit Kinematografik të Venecias.

Juria do të drejtohet nga regjisori, producenti dhe skenaristi amerikan Darren Aronofsky, i njohur me filmin ‘Black Swan’.

Në të gjithashtu do të bëjnë pjesë artistja dhe regjisorja finlandeze Eija Liisa Ahtila, kompozitori britanik David Byrne, regjisori amerikan Todd Haynes, ai francez Andre Techine, italiani Mario Martone dhe aktorja Alba Rohrwacher.

Në mbrëmjen finale të festivalit, që do të mbahet nga data 31 gusht deri më 10 shtator, juria do të japë çmimet zyrtare që janë: Luani i Artë për filmin më të mirë; Luani i Argjendtë për regjinë më të mirë; Çmimi Special i Jurisë; Kupa Volpi për aktorin dhe aktoren më të mirë; Çmimi Marcello Mastroianni për aktorët më të mirë në fillimet e karrierës; dhe Çmimin Osella për kontributin më të mirë teknik dhe për skenarin më të mirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›