Kunder ores 0000 kengetare e pushues duan jeten e nates

Në qytetin e Durrësit sezoni turistik po i afrohet pikut të tij, ndërkohë që qindra pushues mbërrijnë çdo ditë në qytetin bregdetar nga vende të ndryshme. Por krahas plazhit dhe argëtimeve të tjera, Durrësi ofron dhe jetën e nates.
Kjo mundësohet nga lokalet e natës të cilat mund t’i gjesh në çdo pjesë të bregdetit, ndërsa muzika live edhe pse me orare të kufizuara vazhdon të argetojë pushuesit.
“Unë së bashku me turistët jam e shqetësuar faktikisht për orarin 12:00, sepse faktikisht të gjithë ata që vijnë në qytetin e Durrësit duan të kenë një jetë nate më të mirë sesa vitet e kaluara. Vetëm të premten dhe të shtunën duhet të ishte të paktën deri në orën 01:00”-thotë këngëtarja Rovena Stefa.
E ndërsa për lokalet e hapura ka një orar strikt që nuk tolerohet, ndryshe ndodh me klubet e natës. Në qytetin bregdetar mund të gjeni dhe vende të tilla ku muzika nuk pushon për 24 orë dhe kjo falë eleminimit të zhurmave.
“Ambient është shumë i veçantë. Në shqipëri s’kanë dallim lokalet nga ato europiane. Durrsakët kanë qenë të parët që e prisnin muzikën kur vinte nga deti, nga vapori dhe ishin të parët që e shpërndanin atë”-thotë këngëtari Saimir Braho.
Në shumë debate që janë zhvilluar për oraret e muzikës, pronarë të subjekteve të ndryshme kanë kërkuar shtyrjen e orarit përtej kufirit të orës 00.00. Nga ana tjetër, ndotja akustike që shkaktohet për zonat turistike është kthyer në një problem shqetësues, ndërsa specialistët kanë sugjeruar që këto lokale duhet të punojnë për të eleminuar zhurmat gjatë aktivitetit të tyre.