E Diel, 1 Nëntor 2026

Swoboda: Palët të gjejnë zgjidhje

Nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Swoboda ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje për situatën politike në vend. Në një intervistë për BBC-në Swoboda ka theksuar se është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje.
"është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Evropës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje" theksoi Swoboda.
Swoboda duke iu referuar edhe formulës shumë të përfolur për hapjen e materialeve zgjedhore theksoi se nuk përjashtohet hapja e pjesshme e kutive.
"Mund të jetë, nëse kjo nuk është një hapje e plotë dhe shihet si disfatë e qeverisë. Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje" theksoi Swoboda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›